Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot, 8 shkurt, se Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë do të kthehet në një qendër multifunksionale kreative me përmasa ndërkombëtare. Ky projekt realizohet në bashkëpunim strategjik me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), duke përfituar nga mbështetja e partnerëve evropianë. Qendra e re do të përfshijë: – Rezidenca Artistike & Shkëmbime, ku artistë dhe studentë shqiptarë dhe francezë do të punojnë së bashku në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor. – Itinerari i Gjurmëve Fishtjane, një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivin e jashtëzakonshëm të Muzeut “Marubi”. – Evente dhe aktivitete që promovojnë ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë, duke kthyer Memorialin në një pikëtakim...
Burimi:
javanews.al