Meghan Markle nominohet për çmimin Emmy me emisionin e saj “With Love, Meghan”
Meghan Markle ka marrë një tjetër vlerësim në karrierën e saj televizive, pasi emisioni “With Love, Meghan” është nominuar për një Daytime Emmy Award në kategorinë Outstanding Lifestyle Series. Dukesha e Sussex-it e ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram, duke falënderuar ekipin, producentët dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e projektit. “Urime ekipit të jashtëzakonshëm, producentëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të ‘With Love, Meghan’. Jemi nominuar për një Emmy në kategorinë Outstanding Lifestyle Series”, shkroi Meghan. Në këtë kategori, emisioni do të garojë me produksione si “A Different Breed”, “George to the Rescue”, “The Motherhood” dhe “The Wizard of Paws”. Fituesi do të shpallet në ceremoninë e 53-të të Daytime Emmy Awards, që do të mbahet më 30 tetor. “With Love,...
Burimi:
kultplus.com