Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Riviera Shqiptare është renditur mes destinacioneve më të preferuara të Evropës për pushime verore, të cilat vlerësohen për përvojat autentike larg mbipopullimit turistik, shkruan Aine Diaz në median spanjolle “La Sexta”. Artikulli thekson se, megjithëse Evropa përfshin disa nga destinacionet më të vizituara në botë, kontinenti ka ende vende që mbeten të paeksploruara, pavarësisht potencialit të tyre të madh turistik.  Për turistët që dëshirojnë të shmangin fluksin e madh të vizitorëve dhe të zbulojnë vende të reja, media spanjolle rekomandon destinacione që ruajnë ende autenticitetin dhe vijojnë të surprizojnë vizitorët me bukuritë natyrore dhe kulturore. Në këtë listë përfshihen Riviera Shqiptare, Gadishulli i Peljesacit në Kroaci, Bregdeti Slloven, Ishujt Azore në Portugali dhe Bregdeti Jurasik i Britanisë së Madhe, që vlerësohen si alternativa ideale për...