Me mbrëmjen ‘Albanian Night’, hapet edicioni i sivjetmë i Prishtina Gastronomy Festival

Me mbrëmjen ‘Albanian Night’, hapet edicioni i sivjetmë i Prishtina Gastronomy Festival

Flonja Haxhaj Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe në atmosferën e krijuar nga aroma e gatimeve tradicionale, mbrëmë u hap zyrtarisht edicioni i sivjetmë i Prishtina Gastronomy Festival, i cili do të vazhdojë deri më 19 korrik në sheshin “Adem Jashari”, shkruan KultPlus. Me moton “Bukë e Kripë e Zemërbardhë”, festivali riktheu edhe një herë konceptin që bashkon gastronominë, kulturën dhe muzikën, duke mbledhur qytetarë e vizitorë të shumtë në zemër të kryeqytetit. Mbrëmja hapëse u karakterizua nga një atmosferë festive, ku publiku pati mundësi të shijojë specialitete të ndryshme kulinare, të njohë traditat gastronomike dhe të kalojë një mbrëmje të shoqëruar me program artistik. Hapjen e festivalit e shënoi Qendra Kulturore “Albanian Night”, duke ofruar një mbrëmje kushtuar trashëgimisë muzikore shqiptare. Me interpretimet e...