Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe komuniteteve

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe komuniteteve

Ruajtja e trashëgimisë sonë kulturore kërkon angazhim të vazhdueshëm, bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të të gjithë shoqërisë. Në një video të realizuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, Kat Slocum, specialiste fulbright, sjell një mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së pasurive kulturore. Përmes kësaj nisme, Slocum u përgjigjet pyetjeve mbi sfidat e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe thekson se ruajtja e saj nuk është vetëm detyrë e institucioneve përgjegjëse, por edhe e komuniteteve lokale dhe çdo qytetari. Ajo sjell si shembuj parqet arkeologjike të Apolonisë, Bylisit dhe Antigonesë të cilat përfaqësojnë vlera të pazëvendësueshme historike dhe kulturore por që kërkojnë kujdes dhe mbrojtje të vazhdueshme. Ndërgjegjësimi i publikut...