Mbrojtja e pasurisë kulturore, tryezë kombëtare kundër trafikut të artefakteve dhe gërmimeve të paligjshme

Mbrojtja e pasurisë kulturore, tryezë kombëtare kundër trafikut të artefakteve dhe gërmimeve të paligjshme

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore duhet të shihet si një prioritet i përbashkët institucional dhe secili prej nesh ka përgjegjësinë për ta mbrojtur atë. Me këtë qëllim u mbajt në Tiranë një tryezë kombëtare me përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të fushës për të diskutuar mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm. “Një nga mesazhet më të forta që ka dalë nga ky proces është se trafikimi i paligjshëm i trashëgimisë kulturore nuk është vetëm çështje e institucioneve të kulturës, është një problem që kërkon bashkëpunimin e policisë, doganave, prokurorisë, institucioneve arsimore, komuniteteve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Elena Mamani. Projekti i zbatuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, me mbështetjen e Programit të Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën...