Mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet në Tiranë dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet në Tiranë dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Në ambientet e Kinemasë Millennium u shfaq mbrëmjen e djeshme premiera e dokumentarit kushtuar ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, një emër që prej dekadash mbetet sinonim i artit të madh dhe interpretimit të jashtëzakonshëm. Dokumentari, me skenar dhe regji nga Iva Garo dhe Namik Ajazi, si dhe i prodhuar nga Mediavizion, vjen si një rrëfim i ndërtuar në vetën e parë, ku vetë Ndrenika, përmes kujtimeve, reflektimeve dhe emocioneve të tij, udhëheq publikun në një udhëtim të rrallë në jetën dhe karrierën e një prej artistëve më të dashur të shqiptarëve. Përmes dëshmive të miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve ndër vite, dokumentari sjell jo vetëm madhështinë e artistit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenë dhe ekran, por edhe anën njerëzore të...