Maurice Maeterlinck, shkrimtari belg që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi
Më 29 gusht shënohet përvjetori i lindjes së shkrimtarit dhe dramaturgut belg Maurice Maeterlinck, një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të simbolizmit në letërsi. Maeterlinck lindi më 29 gusht 1862 në Gent të Belgjikës. Ai u bë i njohur për veprat e tij poetike dhe dramatike, ndërsa ndër krijimet më të njohura të tij janë “Pelléas et Mélisande” dhe “Zogu i kaltër”. Në vitin 1911, Maeterlinck u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi për kontributin e tij të veçantë në letërsi. Ai ndërroi jetë më 6 maj 1949 në Nisë të Francës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com