Donjeta Sadiku rikthehet nga Taranto me medaljen e artë, pritet nga Kurti

Donjeta Sadiku rikthehet nga Taranto me medaljen e artë, pritet nga Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij boksieren Donjeta Sadiku, pas triumfit të saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku ajo fitoi medaljen e artë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit Sadiku i ka treguar se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës. “Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit”, ka shkruar Kurti. Ai e ka cilësuar fitoren e boksieres kosovare si historike dhe ka theksuar se ky sukses do të mbahet gjatë në kujtesën e sportit të Kosovës. “Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është...