Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndau në platformën “X” pamje nga Tamara, Lepusha dhe Vermoshi, duke vënë në fokus bukuritë e Alpeve shqiptare dhe potencialin e turizmit malor. “Aty ku bujaria e natyrës nuk njeh kufij, ku bukuria është pasuri, ku mikpritja është ligj dhe tradita është identitet”, shkroi Hoxha, duke e përshkruar këtë zonë si një tjetër fytyrë të Shqipërisë, “autentike, krenare dhe plot jetë”. Hoxha theksoi se, krahas bregdetit, i cili sipas tij ka fituar një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Mesdheut, Shqipëria ka edhe pasuri të jashtëzakonshme në zonat malore, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. “Turizmi malor është më shumë sesa një mundësi për të zbuluar peizazhe mahnitëse....
Burimi:
kultplus.com