Martin Camaj, figurë e rëndësishme e albanologjisë dhe kulturës shqiptare
Më 21 korrik të vitit 1925, lindi në Temal të Dukagjinit, Martin Camaj, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, gjuhësisë dhe albanologjisë shqiptare. Martin Camaj, me veprën dhe punën e tij shkencore, la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare dhe në studimet albanologjike. Pasi përfundoi studimet në Kolegjin Saverian të Shkodrës, punoi si mësues në Prekal të Dukagjinit, deri në vitin 1948. Për shkak të rrezikut të përndjekjes nga regjimi komunist, si dhe të formimit të tij në institucionet katolike, Martin Camaj u largua nga Shqipëria.Fillimisht u vendos në Beograd dhe Romë, dhe më pas në Gjermani, ku zhvilloi veprimtarinë e tij akademike si studiues i albanologjisë dhe drejtues i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Mynihut (1971–1990). Camaj luajti një rol...
Burimi:
kultplus.com