Mario Biondi koncert në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Italiane
Këngëtari i njohur Mario Biondi vjen me një koncert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Artisti i shumë skenave prestigjioze në botë, me timbrin e tij të thellë dhe elegancën unike soul & jazz, do të ngjitet më 1 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Koncerti do të zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, Institutin Italian të Kulturës dhe TKOB. Teatri shprehet, se i njohur ndërkombëtarisht për hitin ikonik “This Is What You Are”, bashkëpunimet me legjenda të muzikës botërore dhe koncertet në teatrot e festivalet më të rëndësishme europiane, Mario Biondi ka krijuar një identitet artistik të pakrahasueshëm. “Ku soul-i & jazz-i ndërthuren në mënyrë perfekte”, thuhet...
Burimi:
sot.com.al