“Mall” e Arben Bajraktarajt dhe Linda Rukaj vjen sonte në PrizrenFest
Në kuadër të programit zyrtar të edicionit të sivjetmë të PrizrenFest, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë sonte performancën artistike “Mall”, një bashkëpunim mes aktorit dhe artistit Arben Bajraktaraj dhe artistes Linda Rukaj, që sjell një reflektim të thellë mbi kujtesën, identitetin dhe raportin e njeriut me hapësirën që e rrethon. Përmes një gjuhe bashkëkohore skenike, “Mall” ndërthur elemente të teatrit performativ, lëvizjes dhe interpretimit artistik, duke krijuar një përvojë emocionale që eksploron mallin jo vetëm si ndjenjë personale, por edhe si lidhje me vendin, njerëzit, historinë dhe trashëgiminë kulturore. Performanca vendos në dialog kujtesën individuale dhe kolektive, duke ftuar publikun të reflektojë mbi mënyrën se si hapësirat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe si ato mbartin histori, emocione dhe identitete të brezave. “MALL”...
Burimi:
kultplus.com