Malisheva shkruan histori, mposht Hibernianin 2:0 dhe afrohet me raundin e tretë të Ligës së Konferencës
Malisheva ka arritur një fitore të madhe në arenën evropiane, duke mposhtur 2:0 gjigantin skocez Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës. Takimi u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra kosovare bëri një paraqitje mbresëlënëse dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e tretë. Heroi i mbrëmjes ishte Kreshnik Uka. Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në edicionin e kaluar zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, pasi u shërbye në mënyrë ideale nga Arlind Veliu dhe realizoi me saktësi nga afërsia. Malisheva shkoi në pushim me epërsinë 1:0, duke kontrolluar mirë lojën përballë skuadrës skoceze. Në minutën e 90-të, Uka u shndërrua edhe në asistues, duke i dhënë një pasim...
Burimi:
kultplus.com