Majlinda Bregasi: S’ka kohë për njerëz…

Majlinda Bregasi: S’ka kohë për njerëz…

Ju ftojmë t’i lexoni dy poezi nga Majlinda Bregasi. S’ka kohë për njerëz Nuk është koha për ndjenja,budallë!Është koha me mbet akullLarg këtij ylli të marrëqë na ka zënë rrugën. Më mirë mos të shihemi ca kohëTë kthehemi secili në rrugën e vetpa e mbajtur tjetrin në mendjesi peshë e rëndë mungese.Një ditë ylli do shuhete ne mund të hahemi sërish nga e paranë bebëzat e zmadhuara të njëri-tjetritku luhet absurdi i dy njerëzve të hutuar nga vetja. E pastaj ti kërkon faljeE m’i prek duart si padashjeE unë të përkëdhel me buzëqeshjeE ti bëhesh sërish fëmijë i lumturE unë sërish grua, grua e bukur. Emigrantja Ndonjlherë më duket se jetojnë një ëndërr të madhe emigrantëshnë kërkim të një atdheu të vogëlku nuk të duhet...