“Logu i Bjeshkëve”, festa që bashkon traditën dhe kulturën në zemër të Alpeve Shqiptare
“Logu i Bjeshkëve”, një nga festat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, mblodhi edhe këtë vit qindra vizitorë në zemër të Alpeve Shqiptare, në Kelmend të Malësisë së Madhe. Nën tingujt e muzikës tradicionale, vajza të veshura me kostume popullore dhe xhubletën e rrallë shqiptare parakaluan para publikut, duke sjellë vlerat, bukurinë dhe identitetin e zonës. Aktiviteti, i cili prej dekadash ruan dhe promovon traditat e Malësisë, u kthye në një festë të vërtetë të kulturës dhe turizmit. “Mund të them në rajon, po edhe më gjanë, një ndër festat kryesore të Shqipërisë, siç kena malet dhe vendin. Malësorët janë edhe krenarë, janë edhe shumë të mirë.”, tha Tonin Marinaj Kryetar i Bashkise Malësi e Madhe. Në edicionin e këtij viti, titulli “Miss Bjeshka...
Burimi:
kultplus.com