“Little Albania” në Nju-Jork, Balla: Vlerësim për kontributin e komunitetit shqiptar në metropolin amerikan
“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju-Jork (New York), të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan. Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little Albania”. Ky vlerësim, sipas Ballës, e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan. Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e Nju-Jorkut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes...
Burimi:
kultplus.com