“Literature vs. Traffic”, kur librat pushtuan rrugën dhe drita e dijes mposhti zhurmën e qytetit

“Literature vs. Traffic”, kur librat pushtuan rrugën dhe drita e dijes mposhti zhurmën e qytetit

“Literature vs. Traffic”, “Libri kundër trafikut” është një nga ndërhyrjet urbane më poetike dhe më domethënëse të artit bashkëkohor, realizuar nga vullnetarët anonim spanjoll Luzinterruptus, me bazë në Madrid. Në mbrëmjen e 30 shtatorit 2016, si pjesë e festivalit prestigjioz “Nuit Blanche Toronto”, rruga Hagerman, pranë Bashkisë së Torontos, pushoi së qeni një arterie e zakonshme e trafikut. Ajo u shndërrua në një lumë drite, ku asfalti nuk mbante më peshën e automjeteve, por frymën e librave. Rreth 10 000 libra, të shtrirë mbi rrugë si një qilim i pafund dijesh, krijuan një peizazh të jashtëzakonshëm, ku drita dhe fjala bashkëjetonin në një harmoni magjepsëse. Asnjë nga këta libra nuk ishte blerë për t’u ekspozuar. Ata ishin dhuruar nga Salvation Army dhe, në pjesën më...