LEGO sjell në jetë kryeveprën “The Kiss” të Gustav Klimt me një set prej 4 mijë pjesësh
Grupi LEGO ka njoftuar një bashkëpunim me Muzeun Belvedere në Vjenë për të sjellë një version të veçantë të kryeveprës “The Kiss” (1907–1908) të piktorit austriak Gustav Klimt. Seti i ri përbëhet nga 4 mijë pjesë, duke u bërë modeli më i madh i frymëzuar nga një pikturë që LEGO ka prodhuar ndonjëherë. Ai do të dalë në shitje më 1 gusht, me një çmim prej 299.99 dollarësh. Ndryshe nga piktura origjinale, versioni LEGO është tredimensional. Pjesët ndërtohen në shtresa, duke krijuar thellësi dhe teksturë që i japin veprës një pamje më dinamike. Përveç udhëzimeve tradicionale, ndërtuesit do të kenë në dispozicion edhe udhëzime interaktive 3D përmes aplikacionit LEGO Builder. Për realizimin e setit, kuratorja e artit të shekujve XIX dhe XX në Muzeun Belvedere,...
Burimi:
kultplus.com