Lasgush Poradeci: “Shisja gazeta dhe më vinte inat kur më thërrisnin: Pëst! Pëst!”

Lasgush Poradeci: “Shisja gazeta dhe më vinte inat kur më thërrisnin: Pëst! Pëst!”

“Lasgushi më ka thënë’, nga Petraq Kolevica Atëherë shisja gazeta. Ngrihesha në orën dy e gjysmë, natën, dhe vija merrja 300 gazeta që mezi i shisja nëpër rrugë gjer në orën dhjetë. Isha student. Gjysmën e parave që fitoja nga shitja e gazetave e harxhoja për qiranë e asaj dhome ku flija. Shisja gazeta dhe më vinte inat kur më thërrisnin: Pëst! Pëst! ata që deshin gazetën, sa më cenonin dinjitetin tim. Atëherë barkun e kisha bosh, po rrija i veshur elegant. Jepja dhe mësim privat në frëngjisht. I jepja çupës së një pasaniku grek. Një ditë, pas një muaji, ai më dërgoi një letër. Qirie Lasgush — më thosh — mos ejani më, se kam gjetur një mësues tjetër. Pastaj i dhashë mësim çupës...