Lasgush Poradeci: Ku shtrohet vala

Lasgush Poradeci: Ku shtrohet vala

Ku shtrohet vala përmbi zallE fryn një këng’ e pakuptuar,Të pashë, motër, plot me mall,Më pe më shpirt të llaftaruar. Q’ahere silleshim më ngeGjith vet-i dytë, vet-e dytë…Dh’i shtinja sytë gjith përdhe –Gjithë përdhe m’i shtinje sytë… Po me t’u ndarë vet e vet,Më s’kishim turp që s’kishte fjalë…Na rritej malli posi det,Posi një det që vjen me valë: E prapë silleshim më ngeGjith vet-i dytë, vet-e dytë;E prapë sytë gjith përdhe,Gjithë përdhe pikonin sytë. Q’ahere qamë plot me mallAtë vështrimin e kaluar,Ku shtrohet vala përmi zallE fryn një këng’ e pakuptuar. Se kish kuptim, që s’kish kuptim,Kuptim’ i fellë – i mallit t’onë;Se malli jon’ ish zotërim,Që robëron përgjithëmonë; Se s’dashuronja – as un’ as ti,Po dashuronte dashurija:Një dashuri – një fshehtësi,M’e fshehur sesa...