Kush e tradhtoi Ali Pashë Tepelenën?

Kush e tradhtoi Ali Pashë Tepelenën?

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhtoi, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar: Bavari. Nuremberg, 16 mars. Ne lexojmë në gazetën tonë artikullin më poshtë: Kufijtë e Italisë, 10 Mars. “Ne po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij. Ai iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt, dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj. Ekstradimi u...