Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

Është publikuar sot në revistën “Nature Human Behaviour” një studim i ri gjenetik, që ofron panoramën më të qartë se kurrë më parë për origjinën e shqiptarëve, duke zbuluar rrënjë të thella në Ballkan dhe një nivel të pazakontë vazhdimësie që nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme. Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Oksfordi-t, Universiteti i Tel Aviv-it, Ohio State University, ka analizuar mbi 6,000 genome të lashta nga Ballkani dhe Euroazia Perëndimore, si dhe 74 genome të reja nga shqiptarë të sotëm. Studiuesit përdorën metoda të avancuara statistikore, përfshirë teknikën “ancient identity-by-descent” (ancIBD), e cila identifikon segmente ADN-je të trashëguara nga paraardhës të përbashkët. Rezultatet tregojnë se, “ndërsa një pjesë e madhe e Evropës Juglindore u rimodelua nga migrime në shkallë...