Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

Mexico City po përballet me një fenomen alarmant të fundosjes së tokës, i cili tashmë është aq i theksuar sa mund të vërehet edhe nga hapësira. Të dhënat më të fundit nga sateliti NISAR, një projekt i përbashkët i NASA dhe ISRO, tregojnë se disa zona të qytetit po ulen me ritme deri në 2 centimetra në muaj, ose 24 centimetra në vit. Ky metropol gjigant, që shtrihet mbi një ish-liqen dhe mbështetet mbi një akuifer të lashtë (formacion gjeologjik që shërben si “rezervuar natyror uji” nën tokë), furnizon rreth 60% të ujit të pijshëm për mbi 22 milionë banorë. Megjithatë, shfrytëzimi i tepërt i këtij burimi ka shkaktuar zbrazjen graduale të tij, duke bërë që toka sipër të shembet. Ky fenomen ka kontribuar edhe...