I përkiste të mbijetuarës, shitet për mbi 900 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

I përkiste të mbijetuarës, shitet për mbi 900 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

Një jelek shpëtimi i përdorur gjatë tragjedisë së fundosjes së anijes së e Titanikut është shitur në ankand për plot 906 mijë dollarë, duke dëshmuar edhe një herë interesin e madh global për historinë e anijes legjendare. Jeleku i shpëtimit i përkiste Laura Mabel Francatelli, një pasagjere e klasit të parë që arriti të mbijetonte natën e fundosjes. Jeleku u shit për 670 mijë paund, shumë mbi vlerësimin fillestar prej 250–350 mijë paundësh. Objekti mban firmat e Francatellit dhe të mbijetuarve të tjerë nga e njëjta varkë shpëtimi, çka e rrit ndjeshëm vlerën e tij historike dhe koleksionuese. Ai ishte artikulli kryesor në ankandin e organizuar nga Henry Aldridge & Son në Angli. Në të njëjtin ankand, një jastëk nga një varkë shpëtimi u shit...