Hapja e dosjeve sekrete rikthen misterin mbi jetën jashtëtokësore
170 dokumente të klasifikuara mbi Fenomenet e Paidentifikuara, ose UFO, janë të hapura tashmë për njerëzimin. Sikurse kishte premtuar, presidenti amerikan Donald Trump dha dritën jeshile, dhe Departamenti i Luftës deklasifikoi dokumente, video dhe foto të Pentagonit, FBI-së dhe NASA-s të mbledhura që prej vitit 1947. Dokumentet e publikuara në war.gov/ufo përfshijnë raporte investiguese, transkriptime të Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA, si dhe disa foto, ku shfaqen objekte që lënë vend për shumë dyshime mbi origjinën e tyre. Gjithashtu, dokumente ku analizohen hollësisht raste të shumë viteve më parë, ku trajtohet çështja e vëzhgimeve nga pilotë të US Navy, pra Ushtrisë Amerikane. Qëllimi i këtij programi, i mbështetur fort nga presidenti aktual i SHBA-ve, ishte pikërisht transparenca mbi shumë sekrete mbi argumentin UFO dhe alienë, kureshtje që...
Burimi:
javanews.al