Kur braktisja e mendimit e shndërron të keqen në normalitet, çdokohja e alarmit të Hannah Arendt
Çfarë ndodh kur e keqja pushon së pasuri fytyrën e përbindëshit dhe merr pamjen e njeriut të zakonshëm, të fqinjit të sjellshëm, të zyrtarit korrekt, të qytetarit që nuk ngre zërin dhe nuk shtron pyetje? Çfarë ndodh kur krimi nuk lind më nga urrejtja e verbër, por nga mungesa e mendimit? Pikërisht këtë paradoks tronditës Hannah Arendt ia zbuloi botës, duke rrëzuar një nga iluzionet më të rehatshme të ndërgjegjes njerëzore, bindjen se e keqja është gjithmonë spektakolare, demonike dhe e dallueshme.Në kohën tonë, kur demokracitë lëkunden nën peshën e relativizmit moral, kur zhurma shpesh zë vendin e arsyes dhe diletantizmi vishet me petkun e lirisë, mendimi i Arendtit tingëllon më aktual se kurrë. Ai nuk është vetëm një reflektim mbi të kaluarën, por një...
Burimi:
kultplus.com