Kultura e komunikimit dhe banaliteti i pasthirrmave

Kultura e komunikimit dhe banaliteti i pasthirrmave

Nga Luan Rama Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një pasurim i çmuar i përvojës në komunikimin publik, puna e mëhershme si gazetar dhe formimi filologjik, më shtyjnë të parashtroj disa mendime mbi kulturën e komunikimit, në një realitet mediatik gjithnjë e më agresiv e ku të gjithë po rendin pas podkasteve si një tendencë e re e komunikimit masiv. Pasioni padyshim është i rëndësishëm dhe dëshira për t’u përfshirë në botën e komunikimit nuk mjaftojnë pa kulturën dhe zotërimin e cilësive intelektuale që të bëjnë të respektosh kodet e shenjta të artit të komunikimit. Arti i komunikimit nuk është thjesht transmetim informacioni; ai është akt i ndërveprimit intelektual dhe emocional. Çdo fjalë, heshtje dhe tonalitet është pjesë e këtij arti,...