Kulla e Turanit ruan historinë e saj, përfundojnë punimet restauruese

Kulla e Turanit ruan historinë e saj, përfundojnë punimet restauruese

Punimet restauruese kanë përfunduar në Kullën e Turanit, një monument kulture me vlera historike dhe arkitektonike. Kulla për shkak të dëmtimeve iu nënshtrua më parë një ndërhyrjeje restauruese. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se Kulla e Turanit rikthehet në identitetin e saj historik. Sipas tij në këtë kullë u realizuan ndërhyrje për konsolidimin e strukturës, restaurimin e elementëve arkitekturorë dhe mbrojtjen e monumentit nga degradimi. “Pak muaj më parë njoftuam nisjen e punimeve restauruese, me angazhimin për të shpëtuar dhe rikthyer në dinjitet një prej monumenteve më të rëndësishme të zonës së Korçës. Sot, falë investimit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe realizimit të projektit në bashkëpunim me DRTK Korçë, ky angazhim është bërë realitet. Kanë përfunduar punimet restauruese...