Kulla e Turanit, ndërhyrje restauruese për të ndalur degradimin e monumentit me rëndësi historike dhe arkitektonike
Nga Julia Vrapi Kulla e Turanit, një monument i rëndësishëm kulture me vlera të veçanta historike dhe arkitektonike, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të gjerë restauruese për shkak të dëmtimeve të grumbulluara me kohë, me qëllim ruajtjen, por edhe promovimin e saj si një atraksion kulturor dhe turistik. Ndërhyrjet në këtë kullë, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në juglindje të Shqipërisë, janë të financuara nga fondi i Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit për rastet emergjente. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja inspektoi punimet për restaurimin e Kullës së Turanit, monument kulture i kategorisë së parë. Për këto ndërhyrje ministri Gonxhja shprehet se përveç shpëtimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore,...
Burimi:
sot.com.al