Kujtohet Pjetër Arbnori, shkrimtari dhe politikani që mbajti gjallë shpresën në kohët më të vështira
Sot përkujtohet dita e ndarjes nga jeta e Pjetër Arbnorit, një prej figurave më të njohura të rezistencës antikomuniste në Shqipëri, shkrimtar, politikan dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 8 korrik 2006 në Napoli të Italisë, duke lënë pas një histori të veçantë sakrifice dhe përkushtimi ndaj lirisë. Pjetër Arbnori, i quajtur shpesh “Mandela i Ballkanit”, kaloi 28 vite në burgjet e regjimit komunist, pasi u arrestua në moshën 26-vjeçare për veprimtarinë e tij politike. Pavarësisht viteve të gjata të vuajtjes, ai vazhdoi të krijonte dhe në kushtet më të vështira shkroi një pjesë të rëndësishme të veprës së tij letrare. Pas rënies së komunizmit, Arbnori u angazhua në jetën politike të vendit. Ai ishte një nga themeluesit e...
Burimi:
kultplus.com