Kujtohet Nikollë Keta, poeti arbëresh dhe një nga pararendësit e kulturës shqiptare
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përkujtuar në ditën e lindjes klerikun, poetin dhe studiuesin arbëresh Nikollë Keta, një figurë e rëndësishme e kulturës arbëreshe dhe shqiptare. Nikollë Keta lindi më 12 korrik 1741 në Kontesa Entellina të Sicilisë. I formuar në Seminarin Katolik Italo-Shqiptar të Palermos, ai u përgatit si prift dhe intelektual i përkushtuar ndaj ruajtjes së gjuhës dhe kulturës së të parëve. Në vitin 1777 u emërua rektor i seminarit ku kishte studiuar, duke udhëhequr këtë institucion me vizion dhe përkushtim. Krahas veprimtarisë së tij fetare, Keta u dallua si poet, duke shkruar vargje në gjuhën shqipe dhe duke u bërë një nga zërat e hershëm të letërsisë arbëreshe. Studiuesi Robert Elsie e ka cilësuar Nikollë Ketën si autorin e sonetit të...
Burimi:
kultplus.com