Kujtim Spahivogli, regjisori, aktori dhe dramaturgu i ndëshkuar nga regjimi komunist

Kujtim Spahivogli, regjisori, aktori dhe dramaturgu i ndëshkuar nga regjimi komunist

Më 7 korrik të vitit 1987 u nda nga jeta regjisori Kujtim Spahivogli, emrin e të cilit sot e mban Teatri Kombëtar Eksperimental. Në vazhdën e ndëshkimeve që përfshinë pjesëmarrësit në Festivalin e 11-të, u dënuan edhe një grup shkrimtarësh, mes tyre dhe dramaturgu Spahivogli, me akuzën e “shfaqjeve te huaja”. Kjo bëri që Spahivogli, të vlerësohej për mjeshtërinë e tij regjisoriale, vetëm pas vdekjes, kur iu dha titulli “Artist i Popullit”. Kujtim Spahivogli (1932-1987) ishte një prej studentëve që studiuan në Moskë. Ai u emërua aktor në Teatrin Popullor, ku interpretoi role të ndryshme në dramën “Orët e Kremlinit” dhe në tragjedinë “Hamleti”. Më tej, u shqua si regjisor dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, duke vënë në skenë pjesë të njohura,...