Kosova me dy xhudistë në Kupën Botërore të Sarajevës

Kosova me dy xhudistë në Kupën Botërore të Sarajevës

Kosova do të përfaqësohet me dy garues në Kupën Botërore të xhudos, e cila mbahet më 18 dhe 19 korrik 2026 në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Për ekipin kosovar do të garojnë Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë. Garuesit kanë udhëtuar drejt Sarajevës të shoqëruar nga trajneri Fatos Tabaku. Në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 307 xhudistë nga 35 shtete dhe gjashtë kontinente. Cena do të zhvillojë paraqitjen e tij të shtunën, ndërsa Zekaj do të ngjitet në tatami të dielën. Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se përfaqësuesit kosovarë synojnë paraqitje sa më të mira në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar./KultPlus.com