Korça skenë e hapur, mbi 200 artistë nga pesë vende në Air Beat Festival
Korça mirëpriti për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët. Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të larmishme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve që përfaqësonin. Paradat artistike dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror. Air Beat Festival i shtohet kalendarit të pasur të aktiviteteve kulturore të Korçës, duke kontribuar në promovimin e qytetit si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor, si...
Burimi:
kultplus.com