Kopenhaga shpallet sërish qyteti më i mirë në botë për të jetuar
Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i mirë në botë për të jetuar, sipas renditjes vjetore të Economist Intelligence Unit (EIU). Në vlerësimin e këtij viti, Kopenhaga la pas 172 qytete nga e gjithë bota, duke zënë vendin e parë falë rezultateve të larta në fusha si kujdesi shëndetësor, arsimi, stabiliteti, kultura, infrastruktura dhe mjedisi. Sipas EIU, kryeqyteti danez mori pikët maksimale në tri prej kategorive të vlerësimit, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin e tij si një nga qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë Renditja e përvitshme e EIU-së konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze globale për cilësinë e jetesës dhe përdoret gjerësisht nga kompani, institucione dhe studiues për të krahasuar standardin e...
Burimi:
kultplus.com