Koncerti i Kanye West dhe mundësia për Jennifer Lopez në Tiranë, përplasje në komision, Zhupa kërkon shpjegime…

Koncerti i Kanye West dhe mundësia për Jennifer Lopez në Tiranë, përplasje në komision, Zhupa kërkon shpjegime…

Nga Julia Vrapi Koncertet e artistëve ndërkombëtarë dhe financimi i aktiviteteve të mëdha kulturore janë kthyer në një debat në Kuvend, ku në fokus kanë qenë kostot, mbështetja shtetërore dhe kriteret e ndërhyrjes financiare. Debati u përqendrua te financimi mbi 4 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, ndërsa u diskutua edhe mundësia për një koncert të Jennifer Lopez dhe kërkesa për garanci financiare për realizimin e tij. Në diskutimin e aktit normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Ina Zhupa, kërkoi sqarime nga ministri Blendi Gonxhja për fondet e akorduara për koncertin e Kanye West në Tiranë. Zhupa kritikoi dhënien e 4.3 milionë eurove për koncertin e...