Koncerti “ETERA SONORE” solli kryeveprat e kompozitorëve botërorë në Durrës
Koncerti “ETERA SONORE”, një mbrëmje e veçantë që solli pranë publikut bukurinë dhe finesën e muzikës klasike. Interpretimi i Kuintetit të Harqeve në koncertin “ETERA SONORE” në muzeun Etnografik të Durrësit përcolli emocione të veçanta përmes veprave të kompozitorëve të mëdhenj. Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës shprehet për një koncert, që krijoi një atmosferë unike në një nga hapësirat më të bukura historike të qytetit. Pjesë e koncertit ishin Artur Stafahasani në kontrabas, Dorina Laro në violonçel, Arben Llozi në violë, Fatos Bardulla në violinë dhe Laura Llozi në violinë. Koncerti mbrëmjen e 24 korrikut në Muzeun Etnografik të Durrësit u zhvillua nën drejtimin artistik të Olta Jubas dhe solli një program të përzgjedhur me vepra nga kompozitorë të mëdhenj botërorë W. A. Mozart,...
Burimi:
sot.com.al