Koncertet e Dua Lipës dhe yjeve botërorë thyejnë rekordet e turizmit muzikor në Britani
Muzika po dëshmohet si një nga faktorët kryesorë që tërheq turistë ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar. Një raport i publikuar së fundmi nga “UK Music” tregon se koncertet dhe festivalet e artistëve të mëdhenj kanë sjellë një numër rekord vizitorësh gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, 24.7 milionë turistë muzikorë udhëtuan drejt Britanisë për të ndjekur koncerte dhe shfaqje të artistëve si Dua Lipa, Oasis, Beyoncé, Coldplay, Lana Del Rey dhe Kendrick Lamar. Kjo përfaqëson një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me vitin 2024, kur 23.5 milionë turistë vizituan vendin për arsye të lidhura me muzikën. Ndikimi i industrisë muzikore në turizëm është vlerësuar edhe nga familja e Dua Lipës. Babai i saj, Dukagjin Lipa, e ka shpërndarë këtë sukses në rrjetet sociale, duke...
Burimi:
kultplus.com