Kompozitori dhe etnomuzikologu shqiptar Vasil S. Tole pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës së filmit “Odiseja”

Kompozitori dhe etnomuzikologu shqiptar Vasil S. Tole pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës së filmit “Odiseja”

Filmi “Odiseja” realizuar nga regjisori i njohur Christopher Nolan dhe me muzikë të kompozitorit fitues të çmimeve Oscar, Ludwig Göransson, solli në qendër të diskutimeve jo vetëm jehonën ndërkombëtare të filmit,  por edhe sensacionin mbi potenacialin dhe vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë muzikore shqiptare. Shkruan: Dr.Elizabeta Qarri Traditat mijëra vjeçare muzikore të popullit shqiptar të Labërisë e Toskërisë, u bënë pjesë e filmit më aktual në botë “Odiseja” për të konfirmuar botërisht  vlerat e jashtëzakonshme artistike të muzikës shqiptare (muzika e interpretuar në film nga fyejtë e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendin Kapaj-Vlorë). Pas këtij rrugëtimi të gjatë të afirmimit të vlerave muzikore shqiptare, qëndron puna e jashtëzakonshme e kompozitorit dhe etnomuzikologut shqiptar Vasil S. Tole, një nga emrat më të...