Kitaristi Petrit Çeku mahnit publikun në Royal Greenwich Guitar Festival në Londër

Kitaristi Petrit Çeku mahnit publikun në Royal Greenwich Guitar Festival në Londër

Kitaristi me famë ndërkombëtare, Petrit Çeku, ka mbajtur një koncert në kuadër të Royal Greenwich Guitar Festival në Londër, ku u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, i cili ndoqi nga afër performancën e njërit prej artistëve më të vlerësuar shqiptarë në skenën ndërkombëtare. Sipas Ambasadës së Kosovës në Londër, publiku pati mundësinë të shijojë një interpretim të jashtëzakonshëm, ku virtuoziteti, eleganca dhe muzikaliteti i Petrit Çekut e shndërruan koncertin në një mbrëmje të veçantë artistike. Ambasada falënderoi Petrit Çekun për performancën e tij, si dhe organizatorët e Royal Greenwich Guitar Festival për promovimin e muzikës dhe kulturës përmes këtij festivali./KultPlus.com