KFF Mitrovica kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

KFF Mitrovica kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Klubi i Futbollit për Femra Mitrovica ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League. Kampionet e Kosovës triumfuan me rezultat 2:0 ndaj kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë, duke vazhduar me meritë rrugëtimin e tyre në garën më prestigjioze evropiane për klube. Fitorja vjen si rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit të futbollisteve mitrovicase, të cilat edhe një herë dëshmuan rritjen e vazhdueshme të futbollit të femrave në Kosovë. Pas ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës përgëzoi klubin për këtë arritje, duke vlerësuar kontributin e futbollisteve, trajnerit Shpëtim Idrizi, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës për mbështetjen e vazhdueshme. Me...