Kërkohej për grabitje, i riu arrestohet menjëherë pasi u martua
Një martesë me fund të papritur. Ngjarja ka ndodhur në Groseto të Italisë, aty ku një 20-vjeçar është arrestuar nga karabinierët menjëherë pas ceremonisë. I riu ishte në kërkim për një grabitje të kryer në Çivitavekia në vitin 2023. Dita, që duhej të ishte më e bukura e jetës së tij, u kthye në një tronditje të madhe. Sapo kishte shkëmbyer unazat me bashkëshorten në altar, përpara tij u shfaqën forcat e rendit dhe i vunë prangat. I riu me origjinë nga Tunizia, ishte paraqitur në Bashkinë e Groseto-s për t’u martuar me një vajzë bashkëmoshatare nga Marema. Çifti kishte kohë që e priste këtë moment, edhe sepse bashkëshortja e tij është shtatzënë. Por, dhëndri nuk e dinte se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër...
Burimi:
syri.net