Katy Perry përlotet gjatë takimit me vogëlushen Era, së bashku këndojnë “Roar”
Gjatë performancës së saj në “Sunny Hill Festival”, Katy Perry iu afrua publikut për të përshëndetur fansat që po e ndiqnin nga afër koncertin. Në mesin e tyre, artistja u ndal te një vajzë e vogël e quajtur Era, e cila në ato çaste ishte e mbushur me emocion. Era, mes lotëve dhe entuziazmit, arriti t’i tregojë Katy Perry-t se kishte ardhur ta shihte si dhuratë për ditëlindjen e saj. Me lot në sy, Era i tregoi gjithashtu Perry-t se “Roar” është kënga e saj e preferuar. Rrëfimi i vogëlushes preku edhe këngëtaren, e cila u emocionua deri në lot. Por momenti nuk përfundoi me kaq. Katy Perry nisi të këndojë “Roar”, ndërsa Era iu bashkua asaj, duke kënduar së bashku me yllin ndërkombëtar këngën...
Burimi:
kultplus.com