Katër temperamentet e personalitetit njerëzor, të identifikuara që nga lashtësia
Filozofi dhe mjeku romak, Claudius Galen, formuloi një koncept të llojeve të personalitetit bazuar në teorinë e lashtë greke të humorizmit, e cila përpoqej të shpjegonte funksionimin e trupit të njeriut. Rrënjët e humorizmit shkojnë tek Empedokli (rreth viteve 495-435 pes), një filozof grek që sugjeronte se cilësitë e ndryshme të katër elementëve bazë – toka (e ftohtë dhe e thatë), ajri (i ngrohtë dhe i lagësht), zjarri (i ngrohtë dhe i thatë), dhe uji (i ftohtë dhe i lagësht) – mund të shpjegojnë ekzistencën e të gjitha substancave të njohura. Hipokrati (vitet460–370 pes), “Babai i Mjekësisë”, zhvilloi një model mjekësor të bazuar në këto elemente, duke ia atribuar cilësitë e tyre, katër lëngjeve brenda trupit. Këto lëngje quheshin “humor” (nga latinishtja umor, që do...
Burimi:
kultplus.com