Kanye West: Faleminderit gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur

Kanye West: Faleminderit gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur

Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin artistik Ye, i cili performoi mbrëmjen e djeshme në koncertin në “Eagle Stadium” në Tiranë, ka shprehur falënderime për pritjen e rezervuar. Në një postim sot në rrjetet sociale, West shkruan: “Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”. Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa me 80 kombësi të ndryshme. Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndanë emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh. Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që mirëpresin spektakle të mëdha./atsh/KultPlus.com