Jeta dhe vepra e Francesco Petrarkës, poeti që i dha zë humanizmit evropian
Francesco Petrarka (Francesco Petrarca, 1304–1374) konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë italiane dhe një prej themeluesve të humanizmit evropian. Së bashku me Dante Alighierin dhe Giovanni Boccaccion, ai përbën treshen e madhe të letërsisë italiane mesjetare, ndërsa ndikimi i tij shtrihet përtej kufijve të Italisë, duke formësuar zhvillimin e poezisë lirike dhe mendimit humanist në të gjithë Evropën, transmeton KultPlus. Petrarka lindi më 20 korrik 1304 në Arezzo të Italisë, në një familje të dëbuar nga Firence për shkak të trazirave politike. Fëmijërinë e kaloi fillimisht në Itali, e më pas në Avinjon të Francës, ku ishte vendosur oborri papnor. Me dëshirën e të atit nisi studimet për drejtësi në Montpellier dhe më vonë në Bolonjë, por ligji nuk ishte pasioni i...
Burimi:
kultplus.com