Jane Austen, shkrimtarja që ndryshoi letërsinë angleze me romanet e saj të pavdekshme

Jane Austen, shkrimtarja që ndryshoi letërsinë angleze me romanet e saj të pavdekshme

Më 18 korrik shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta të Jane Austen, një prej shkrimtareve më të rëndësishme në historinë e letërsisë angleze dhe botërore. Autorja e romaneve që vazhdojnë të lexohen e të ekranizohen edhe sot ndërroi jetë më 18 korrik 1817, në moshën 41-vjeçare. E lindur më 16 dhjetor 1775 në Steventon, Hampshire të Anglisë, Jane Austen u rrit në një familje të arsimuar, ku leximi dhe letërsia zinin një vend të rëndësishëm. Ajo nisi të shkruante që në adoleshencë, duke krijuar tregime, poema dhe drama që më vonë u njohën si “Juvenilia”, vepra që shfaqnin talentin e saj të hershëm për humorin, satirën dhe analizën sociale. Edhe pse gjatë jetës botoi vetëm disa romane, Austen arriti të krijojë një trashëgimi letrare që...