Ja pse Sartre e refuzoi Nobelin/ Deklarata: Për 250 mijë korona nuk heq dorë nga parimet

Ja pse Sartre e refuzoi Nobelin/ Deklarata: Për 250 mijë korona nuk heq dorë nga parimet

Në vitin 1964, Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”. Shumë njerëz u çuditën, kur Sartre e refuzoi çmimin. Deklarata e Sartes: Ndjej keqardhje të thellë për faktin që kjo ngjarje e padëshiruar u kthye në një lloj skandali: çmimi u dha dhe nuk e pranova. Kjo ndodhi për arsyen e vetme se nuk u informova në kohë për atë që po ndodhte. Kur më 15 tetor lexova tek e përjavshmja letrare Figaro littéraire, në rubrikën e korrespondentit suedez, se zgjedhja e Akademisë Suedeze po anonte nga unë, por nuk ishte vendosur akoma, mendova se duke i shkruar...