Ja çka mendonte për përkthimin Octavio Paz?
Nga Octavio Paz“Të mësosh të flasësh, domethënë të mësosh të përkthesh njëherësh; sepse kur kolopuçi i mitur e pyet të ëmën për kuptimin e fjalëve të ndryshme, çfarë i kërkon asaj mirëfilli, është t’ia përkthejë në gjuhën e tij fëminore, kuptimin e një fjalë gjer atëherë të panjohur për të.Historia e popujve njerëzorë, veçse përsërit më tutje këto përvoja tonat fëminore: ngase edhe fisi më i izoluar, ka për t’u përballur, herët a vonë, me gjuhën e një populli të huaj.Mahnitja, mëria, lemeria jonë, ose edhe mëdyshjet e hareshme që ndiejmë kundrejt tingujve të një gjuhe që nuk e njohim, shpejt shndërrohen në dyshim lidhur me gjuhën që e flasim si tonën amtare.Pastaj gjuha tkurret në tiparet e saj universale, duke na u shpërfaqur si...
Burimi:
kultplus.com